Home ShowBiz Eni Çobani prezanton shoqen e ngushtë, të ëmën
Eni Çobani prezanton shoqen e ngushtë, të ëmën
0

Eni Çobani prezanton shoqen e ngushtë, të ëmën

0
0

Kur vjen fjala për të folur e shkruar fjalë të mira dhe të ndjera për familjen, Eni Çobani nuk kursehet. Ajo e përkujton shpesh të atin, duke qenë se zotëria është ndarë nga jeta, por edhe të ëmën e kujton gjithmonë, si miken e saj më të ngushtë. E ëma jeton larg me të birin dhe Eni ia ndjen mungesën edhe pse sa herë që është e mundur, takohen.
Këtë herë ka ndarë një foto me zonjën, që për Enin është jo vetëm nënë dhe mike e ngushtë, por edhe mësuese. Ajo mësuesinë e ka pasur profesion.

“Me shoqen e ngushtë Mamin. Jam me fat qëkur hapa sytë pata një mësuese si ty që më mësove dhe edukove si rrallë gra në këtë vend. Jam krenare për një nënë si ty”, shkroi ajo.

Ndoshta e ëma nuk është prezente në rrjete sociale për t`i lexuar këto fjalë, po ndoshta Eni ia ka thënë edhe përballë.

https://www.instagram.com/p/BZdlQkznAG4/?taken-by=enicobani

Link: https://www.instagram.com/p/BZdlQkznAG4/?taken-by=enicobani

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BZCRKPwH8y1/?taken-by=enicobani