Emisioni “Dua të të bëj të lumtur”, fillon në muajin shkurt. Këtë e ka bërë të ditur vetë moderatorja Arbana Osmani, ku ka publikuar spotin e programit.
Nga videoja shihet Arbana që u dërgon dhurata famijeve në mes të borës në Vermosh.
Por këto pamje janë parë në syrin kritik të gazetarit të njohur, Eni Shehu. Gazetari i komenton Arbanës se do ishte mirë që kutitë e dhurata ti kishte mbushur.
“Bukur spoti por meqë u lodhët deri aty i kishit mbush me tërmend ato kutitë, jo kshu sa për xhirim”, shkruan gazetari.
Ndërsa pas këtij komenti vjen edhe përgjigja e Arbanës.
“Kanë qenë të gjitha me dhurata. Gëzuar!”, ia kthen moderatorja.
Ky koment i Arbanës e ka detyruar gazetarin të kërkojë ndjesë.
“Aaa më fal përshtypje e gabuar. Gëzuar edhe ty dhe shumë suksese”, përfundon ai.
https://www.instagram.com/p/Bce-pBKgaUc/?taken-by=arbanao
Link: https://www.instagram.com/p/Bce-pBKgaUc/?taken-by=arbanao
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BcckaFPgoER/?taken-by=arbanao