Ende pa u ulur në këndin e bisedës, Rudina e ka pyetur pa humbur asnjë minutë për emrin e saj, paksa të çuditshëm për një femër.
Aktorja e humorit Esmeralda Metkaj ose siç e thërrasin të gjithë si Cubi, menjëherë ka treguar arsyen se përse e thërrasin kështu.
Ajo është shprehur se emri Cubi ka lidhje me karakterin e saj, pasi që e vogël ka qenë si djalëdhe babai i ngjiti këtë nofkë.
“Të gjithë çuditen kur e dëgjojnë emrin tim dhe presin që të jetë mashkull, por nëse i’u thonë që është femër, presin një grua të madhe dhe kur dal unë një Cub i vogël të gjithë habiten. Në fakt emri lidhet me babain tim, duke qenë se e vogël kam qenë mistrece, kam qenë natyrë djali dhe më ka ngelur Cubi. Shumë e kanë marë si emër arti, por jo. Emri im i vërtetë është Esmeralda”, tha aktorja.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=PNzVBeOINCo
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan