Nuk kanë qenë të paktë personazhet që kanë dalë kundër asaj që kanë parë të shkruar për veten apo të afërmit, në lajmet e portaleve dedikuar VIP-ave. E ftuar në ‘Studio e Hapur’, një shqetësim të njejtë e ka shpehur edhe Majlinda Bregu.
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda bregu ka rrëfyer një nga debatet me vajzën e saj Kejda Ajazi.
Kejda prej pak kohësh është vendosur në Bruksel ku edhe po vazhdon studimet, dhe shpeshherë bëhet pjesë e lajmeve të portaleve, gjë që nuk i përlqen aspak mami Majlindës.
“Një ditë ma mbylli gojën. Kishte publikuar një foto duke ecur rrugës dhe portalet shkruanin se bën shopping. Unë që flas me të dhe i them: ‘Nuk gjeje dot një vend tjetër për të kaluar?’ Po aty e kapa që thashë një budallallëk. Ndërsa Kejda më tha: ‘Pse kërkon të më kushtëzosh lirinë?’. Aty i thashë vetes qetësohu. Por më shqetësojnë lajmet e portaleve,”- ka rrëfyer ish-ministrja e Integrimit.
Link: https://youtu.be/0POTlp08LXI?t=3806
https://www.instagram.com/p/BZoY5inD-XO/
Link: https://www.instagram.com/p/BZoY5inD-XO/
Burimi i fotos kryesore: ©News24