Tmerri i një nate më parë me të birin e mitur, duket se e ka irrituar jashtë mase aktorin Florian Binaj. Ai është detyruar të drejtohet në një spital privat për vogëlushin, diagnoza e të cilit nuk bëhet e ditur, pasi ende nuk është përcaktuar.
Problemet, mesa thuhet i ka pasur me spitalin, emrin e të cilit Binaj nuk ka preferuar ta përmendi, por ka thënë se mban emrin e një shteti që ne shqiptarët e duam shumë. Aktori e ka rrëfyer peripecinë e tij, në një status në Intagram.
Fjalët e aktorit:
“TURP! Për shkak se spitali shtetëror s’kishte vende, u detyruam të çonim djalin në një spital privat që mban emrin e një shteti që ne shqiptarët e duam shumë, i cili nga reklamat që bën, të bën të mendosh që aty mbarojnë hallet, por në fakt aty filluan…Çmimet stratosferë ishin gjeja më normale. Pasi paguam 120€ vetëm fjetja pa përfshirë ilaçe, as konsulta etj, në 12 të natës u detyrova të dal rrugëve të gjej ndonjë lokal hapur për të ngrohur ujin për qumështin e djalit sepse ky spitali privato-sakat NUK kishte një mikrovalë ose një zgjidhje për të ngrohur ujin për bebet…natën po ashtu, askush nuk trokiti në derë për të pyetur si është fëmija?
Paturpshmëria vazhdon në mëngjes që na kërkuan ti bëjmë lloj- lloj analizash dhe ekzaminimesh me çmime borgjeze dhe pastaj ta çojmë në shtet sepse: ne nuk i trajtojmë dot këto raste prandaj i çojmë në shtet…
E përmbledhur shkurt, të mbajnë me zor aty që të paguash lekë kot pa të shëruar sepse në fund, tek shteti të përcjellin…TURP!!! Mjerë ne ku jetojmë sepse si unë jam i bindur që ka shumë të tjerë që janë rrjepur pa u shëruar, mashtruar pa u thënë e vërteta nga këto spitale që shteti në vend ti kontrollojë, mjaftohet që u merr ndonjë qira ose taksat se shëndeti i shqiptarëve, taksirat i tyre jo i shtetit…TURP!”- e mbyll Binaj.
https://www.instagram.com/p/Beia8aGFEs9/?taken-by=florjanbinaj
Link: https://www.instagram.com/p/Beia8aGFEs9/?taken-by=florjanbinaj
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bcr2Zg9FOYR/?taken-by=florjanbinaj