Fillimet e saj i ka patur si balerinë, por me pas ajo zgjodhi të studionte për aktrim në Universtetin e Arteve. Annais Lika, ose siç e njohin të gjithë Anna Lika është një aktore ni fillimet e karrierës së saj.
E ftuar tek ‘Rudina’ ajo foli për punën dhe projektet si dhe tregoi më shumë edhe për jetën private dhe lidhjen e ngushtë që ka me tezet.
Ilda, mami i Anës, është ndarë nga bashkëshorti i saj kur Anna ishte ende e vogël. Por ajo nuk e ka pasur dramë këtë periudhë, përkundrazi.
Siç rrëfeu ajo, divorci nuk i ka lënë brenga: “Kam qenë 9 vjeç, por nuk e kam marrë si disfatë. Unë kam marrëdhënie shumë të mirë me babin dhe me mamin, nuk e kam marrë si traumë familjare. Bashkëshorti i sime mëje është një njeri i mrekullueshëm dhe shkon shumë mirë edhe me babin tim.”
Link: https://youtu.be/ekZdRRpXQow?t=1814
Burimi i foros kryesore: https://www.instagram.com/p/Bf_uIYXFnOS/?taken-by=rudinamagjistari