Rita Lati ka shpalos detaje të ndryshe të jetës së saj në “Why not?” emision i moderuar nga vajza e saj bukuroshe, Roza Lati.
Rita ka qënë mes humorit por edhe trishtimit pasi ajo ka rrëfyer një moment dobësie në jetën e saj. Ajo ka menduar të vrasi vetën dhe kjo ishte një shokim për publikun shqiptar pasi nuk e dinim që aktoria jonë e preferuar të ketë pasur momente dobësie në jëtën e sa.
Dhe ky moment ka qënë pikërisht pas ndarjes nga bashkëshorti i saj. “Çdo femër e ka një moment dobësie, çdo femër kur pëson drama në jetën ka nga ato nuk e përballojnë dot dhe kalojnë në depresion.
Unë nuk e vë në diskutim forcën tënde, atë laben që ke brenda teje, por a ke pasur dhe ti ndonjë moment dobësie që ke dashur t’i japësh fund jetës tënde?”, e ka pyetur Roza të ëmën.
“Ne atëherë çfarëdo halli të kishim flisnim me vete. Një ditë isha me biçikletë, se rrija tërë ditën mbi biçikletë, kisha frikë të kthehesha në shtëpi dhe i shkova maunes përballë duke thënë ishalla më shtyp, por në një moment sikur zëri i Rozës “Maaa”… e kam kthyer biçikletën dhe kam thënë jetoj vetëm për Rozën”, u shpreh Rita.
Link: https://youtu.be/4SdRA0A0XPE?t=1593
Burimi i fotos kryesore: ©Ora News