Home ShowBiz Zaimina rrëfen cilët janë benefitet e të qenit një “MILF”
Zaimina rrëfen cilët janë benefitet e të qenit një “MILF”
0

Zaimina rrëfen cilët janë benefitet e të qenit një “MILF”

0
0

Vetëm pak kohë më parë Zaimina Vasjari solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Khloe.

Së fundmi gjatë një lidhjeje me “Skype” për emisionin ‘Pop Culture” ajo tregoi emocionet e pas lindjes. Ndërsa u ngacmua nga moderatori për të rrëfyer se si ndihej tani që është një “MILF”, ajo tha se ndihet shumë e plotësuar me vajzën e vogël dhe çuditet me veten se si nuk e ka bërë një fëmijë më herët.

E pyetur nëse i jepte apo jo qumësht gjiri vajzës së saj, pasi shumë nëna të reja nuk e bëjnë një gjë të tillë, për të ruajtur format e gjoksit.

“Për Khloe unë bëj gjithçka. Jam shumë e lumtur. Çdo gjë e imja tashmë sillet rreth Khloe. Nuk mendoj asnjë moment për veten”,”, tha duke qeshur Zaimia, duke lënë të kuptohej se vogëlushen e ushqente me gji.

Link: https://youtu.be/ehtGwRkse58?t=80

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeQKjOsgzTr/?taken-by=zaimina_vasjari