Që në 12 mars, kur Sia erdhi në jetë, çifti i njohur i showbiz-it, kanë ndarë me miqtë virtualë disa prej momenteve më të ëmbla me të. Megjithëse shumë të kursyer për të treguar portretin e vogëlushes vetëm disajavëshe, Ami dhe Ermali ndajnë në rrjet momente të tjera nga e vogla. Nëse ishim mësuar gjatë këtyre tre vjetëve me fotot e ëmbla të Joelit, tani ëmbëlsira ka kaluar në planin femëror.
Ndoshta kjo nuk është e para dhuratë për vogëlushen e Amit dhe Ermalit, por është ndër të parat “çertifikata” të ëmbla që i është shtuar dekorit të shtëpisë. Një kornizë tërësisht femërore, me rozë e pastel, mban të shënuar datën e lindjes së Sias, emrin e saj dhe disa detaje të ëmbla zbukurimi. Në dhomën e gjumit të Sias apo në një faqe muri në shtëpi, kjo “certifikatë” e ëmbël, me siguri do të kthehet në stacionin e të gjithë miqve dhe të ftuarve në shtëpinë e Amit dhe Ermalit para se të takohen personalisht me vogëlushen…
Link: https://www.instagram.com/amardatoska/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeQ308xl8zO/?taken-by=amardatoska