Djalë apo vajzë, Emina Çunmulaj i jep fund dilemës, duke sjellë në jetë fëmijën e dytëModelja shqiptare Emina Cunmulaj ka qenë kryefjalë e mediave rozë pikërisht për shtatzaninë e saj, ndërkohë që pak orë më parë vetë bukuroshja ka bërë me dije se ka sjellë në jetë vajzën e saj të dytë.
Emina, e cila futi të gjithë botën në dilemë për gjininë e foshnjes, na ka bërë me dije se emri i të porsalindurës është Mia Soraya Nazarian, ndërsa në foton e publikuar duket shumë e lumtur së bashku me të shoqin, teksa mbajnë në krahë vajzën e dytë.
“Kush e sundon botën? Vajzat! Mirëseerdhe vajza jonë Mia Soraya Nazarian. Mami, babi dhe Ella Faria të duan”, ka shkruar Cunmulaj cituar Beyonce.
Ella Faria është vajza tjetër e çiftit, ajo është dy vjeç.
https://www.instagram.com/p/BjIcG-gh6Oc/?taken-by=eminacunmulaj
Link: https://www.instagram.com/p/BjIcG-gh6Oc/?taken-by=eminacunmulaj
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjFOg31BXav/?taken-by=eminacunmulaj