“Kur u njoha me burrin nuk dija as të puthja.” Albërie Hadërgjonaj rrëfen pse u nda nga i shoqi
Albërie Hadërgjonaj e ka bërë të qartë edhe më herët se arsyet e divorcit të saj janë shumë të forta.
Por asnjëher nuk ka pranuar të jap detaje mbi këto arsye.
Mbrëmjen e djeshme në “Top Show Magazine’’, Albëria ka thënë se divorci ka ardhur për shkak të tradhëtisë së ish-bashkëshortit të saj. “E kam njohur ish-burrin tim kur unë nuk kam ditur ta puth një mashkull. Të jem e sinqertë ai ka dashur të më linte qëkur jemi martuar më ka tradhëtuar gjithmonë”, ka thënë Albëria.
Ndërsa kur u pyet se çfarë bëri kur e zbuloi tradhëtinë ajo u shpreh: “Fale njëherë, mbyll një sy e mbyll një vesh e u mbylla fare pastaj. Thash lëre fare’’, shprehet ajo.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=dPI16jQiihs&feature=youtu.be
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel