Pas daljes nga psikiatria Vali Corleone, bën deklaratën bombë: “Fjalën time e dëgjojnë politikanë me rëndësi globale”
Jeta e tij luksoze, por edhe deklaratat me të cilat tërheq shumë vëmendje e kanë bërë Vali Corleonen një personazh shumë të përmendur në media.
Së fundmi ai u shtrua në psikiatri pas një sherri që pati me prindërit, lajm mjaft i bujshëm ky. Së fundmi Vali ka qenë i ftuar në një intervistë televizive, gjatë të cilës u shpreh se nuk ka qenë shumë prezent në media me intervista apo emisione sepse po merret me çështje me rëndësi globale.
Vali u shpreh se tani është person me ndikim në botë dhe madje ka qenë ai që vendosur që Jerusalemi t’i takojë Izraelit. “Për dikë mund të jetë edhe ëndërr apo diçka tjetër por unë jam njeriu më me ndikim në botë. Shembull unë kam vendosur që Jerusalemi t’i takojë Izraelit dhe presidenti Trump e ka dëgjuar mendimin tim”, është shprehur gjithë seriozitet Vali.
Link: https://youtu.be/SshOcxvQjrM?t=214
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan