U njohën në një nga edicionet e “The Voice” e që prej asaj kohe janë të pandashëm. Ndërsa sot janë ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar.
Jemi mësuar t’i shohim në momente romantike, ku duken se janë tepër të dashuruar dhe të lumtur me njër-tjetrin.
Si duket sot Lindi e ka zyrtarizuar lidhjen e dashurisë në fejesë. Këngëtari i ka dhuruar unazën Venerës. Këtë moment të veçantë të jetës së saj Venera sigurisht që nuk ka hezituar ta ndajë në rrjetet sociale.
“Po-në time e ka marrë 27 vite më parë”, shkruan këngëtarja mbi foton, ku shfaqet edhe unaza në gisht.
Venera ka nënkuptuar se ka lindur për të dhe sigurisht kjo është shumë romantike.
https://www.instagram.com/p/BkHydYBjRCt/?taken-by=veneralumani
Link: https://www.instagram.com/p/BkHydYBjRCt/?taken-by=veneralumani
Link: https://www.instagram.com/veneralumani/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BifU_X_DLQP/?taken-by=veneralumani