Nutricionistja e famshme Diola Dosti Baftiuka treguar lirshmëri për tu pasur zili, teksa ka bërë një gjest aspak të zakontë për një transmetim të drejtpërdrejtë.
E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, Diola ka ushqyer gjatë bisedës live vajzën e saj vetëm 2 muajshme Gjurma, jo vetëm sepse foshnja po grindej ndërsa Diola fliste mbi dietat ushqimore, por edhe për të promovuar dhënien e gjirit.
“Faleminderit për vlerësimin. Shoh komentet në FB, kur shoh nënat që ushqejnë fëmijët me gji dhe kanë atë merakun që do na prishet gjiri, apo thonë si e ushqen ti fëmijën në publik me gji. Mund të përdorësh një batanije e të mbulohesh por për mendimin tim kjo është gjëja më fantastike që mund të bësh.” është shprehur mes të tjerash Diola.
Link: https://youtu.be/2IG71T1q6DY?t=1377
Burimi i fotos kryesore: ©Raport Tv