Home ShowBiz Dua Lipa dhe i dashuri i saj festojnë deri vonë me muzikë shqiptare
Dua Lipa dhe i dashuri i saj festojnë deri vonë me muzikë shqiptare
0

Dua Lipa dhe i dashuri i saj festojnë deri vonë me muzikë shqiptare

0
0

10, 11 dhe 12 gusht, janë datat e caktuara për “Sunny Hill Festival” në të cilin mes artistëve të tjerë, ka qenë e pranishme edhe e mirnjohura Dua Lipa. Atë e shoqëron edhe personi i saj i zemrës, i dashuri, Isaac Carew. Ky i fundit, ditët e qëndrimit në Prishtinë i ka shijuar në maksimum dhe kjo mund të vihet re nga publikimet e tij në rrjete sociale.

Përveç kësaj mund të themi se i dashuri i Duas e ndjen dashurinë për Kosovën njësoj si këngëtarja shqiptare. Mbrëmjen e djeshme i gjithë stafi i festivalit ka festuar në një vend privat dhe Isaac duket shumë i kënaqur duke kërcyer nën ritmet e muzikës shqiptare. Ai ka postuar në ‘InstaStory’ disa video duke festuar së bashku me Duan dhe gjithë të pranishmit.

Ai shihet duke kërcyer me këngën e Ledri Vulës dhe Lyrical Son ‘Princess Diana”. Më pas Isaac ka publikuar dhe një video të Duas duke kërcyer me këngën “Kuq e Zi je ti” dhe videon ai e ka shoqëruar nga simboli shqiponjës me duar.

Link: https://www.instagram.com/isaaccarew/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bln8oEhnXN5/?taken-by=isaaccarew