Home ShowBiz Revoltohet Getoar Selimi, kam dy fjalë për “haters-at”
Revoltohet Getoar Selimi, kam dy fjalë për “haters-at”
0

Revoltohet Getoar Selimi, kam dy fjalë për “haters-at”

0
0

I njohur ndryshe si më i madhi në vend (MMV), Getoar Selimi është një prej reperave shqiptar që ka bërë histori në tregun muzikor. Ai tërheq vëmendjen e fansave jo vetëm më projektet e tij muzikore, por edhe me jetën e tij luksoze.

Pushimet super luksoze dhe veshjet super të shtrenjta janë ato që e karakterizojnë Getoarin, por edhe bashkëshorten e tij Marina Vjollca.

Mirëpo jo të pakta janë rastet që ai xhelozohet si për arritjet e tij artistike, por edhe për jetën luksoze që bën. Me sa duket kjo gjë e ka revoltuar Getoarin dhe mbrëmjen e djeshme ai ka postuar në Instastory dy thënie të cilat vijnë si një kundërpërgjigje ndaj gjithë atyre që e xhelozojnë, apo e urrjenë atë.

“Kur personat që ti nuk i njeh të urrejnë, kjo ndodh kur ti je më i miri”, shkruhet në njërin prej postimeve të tij.

Por Getoari nuk mjaftohet me kaq dhe ka bërë edhe një postim të dytë ku shkruan:
“Urrejtësit, njerëzit që në fshehtësi dëshirojnë të jenë ju”.
1847976707338114060_25694682 1847979998189124868_25694682