“Pse të hoqën nga Topi, apo s’ja le shefit”, Anjeza Maja i jep fund aludimeve me një përgjigje befasuese
Tashmë Anjeza Maja nuk është më pjesë e emisionit të përditshëm “Në shtëpinë tonë” në Top Channel dhe ky lajm bëri bujë të madhe në media.
Pas largimit nga ky emision, moderatorja iu bashkua spektaklit të njohur “Dance with me”, i cili ka startuar mbrëmjen e kaluar.
Mirëpo njëri nga ndekësit e saj në Instagram, e ka ngacmuar Anjezën për këtë lëvizje.
“O kukulla pse të hoqën nga Topi, apo s’ja le shefit”, i shkruan ndjekësi, ndërsa përgjigja e moderatores i ka dhënë fund aludimeve.
“Çfarë janë këto muhabete, viti ’97. Mos e paragjykoni kaq shumë botën e medias.
Top Channel është një televizion serioz dhe në këtë drejtim kam qenë me fat për të gjitha mediat ku kam punuar.
Faleminderit dhe shpresoj ta vlerësosh përgjigjen time”, shkruan moderatorja.
https://www.instagram.com/p/Bn3L67LgNwX/?taken-by=anjezamaja
Link: https://www.instagram.com/p/Bn3L67LgNwX/?taken-by=anjezamaja
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkzuJZLAwvs/?taken-by=anjezamaja