Fjoralba Ponari gjatë sezonit të shkuar televiziv, prezantoi përkrah Edi Manushit “Procesin Sportiv” në Top Channel.
Vetëm një ditë më parë u tha se emisioni në këtë sezon do të kishte dy moderatore, dhe fjala ishte për Fjoralbën dhe Nevina Shtyllën.
Por mesa duket gjërat nuk janë tamam ashtu siç u përcollën në media dhe Manushi këtë sezon të “Procesit Sportiv” do ta prezantojë vetëm me Nevinën.
Mbrëmjen e djeshme u transmetua puntata e parë e emisionit dhe moderatorë të tij ishin vetëm Manushi dhe Nevina. Ndërkohë në profilin e saj në Instagram edhe Fjoralba ka konfirmuar largimin nga “Procesi Sportiv”.
Link: https://www.instagram.com/fjoralba.ponari/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlVlF4NHOS5/?taken-by=fjoralba.ponari