Home ShowBiz ‘Le të fillojë udhëtimi i ditëlindjes’, Enca shijon Parisin për 23-vjetorin
‘Le të fillojë udhëtimi i ditëlindjes’, Enca shijon Parisin për 23-vjetorin
0

‘Le të fillojë udhëtimi i ditëlindjes’, Enca shijon Parisin për 23-vjetorin

0
0

 

Gjatë ditës së djeshme Enca është nisur në udhëtimin e ditëlindjes së saj, gjë që e tregoi me një foto të biletës në aeroport dhe ka ndarë me të gjithë pamje nga qyteti të cilin ka nisur ta shëtisë menjëherë sapo ka arritur.

Megjithëse ende nuk i ka mbushur 23 vjeç, Enca numëron dhjetëra këngë në karrierën e saj, bashkëpunime dhe miliona klikime në YouTube.

Prej disa kohësh këngëtarja ka lajmëruar se ka nisur përgatitjet për ditëlindjen e saj, e cila në 19 tetor mbush 23 vjeç. E konsultuar me ndjekësit e saj, prej të cilëve mori sugjerime për vende të ndryshme, këngëtarja vendosi që këtë 23-vjetor ta kalonte në Paris.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar këngën e saj të fundit “Kujt po i han” në bashkëpunim me Don Phenom e cila ka marrë miliona klikime në Youtube.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=X1qCLd4QFCY

Link: https://www.instagram.com/enca/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bm1Hg44nYMC/?taken-by=enca