Moderatorja Kiara Tito është vënë shpeshherë në qendër të vëmendjes kur flitet për jetën personale të saj. Bukuroshja e ekranit, së fundmi është përfolur për një lidhje të mundshme me këngëtarin Butrint Imeri por asgjë nuk është konfirmuar.
Së fundmi ajo ka tërhequr vëmendjen teksa ka folur për takimin e saj të parë me një djalë, që ka ndodhur disa kohë më parë.
E ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, Kiara ka treguar se në takimin e parë, ku shkoi 15 minuta me vonesë dhe ra në pusetë para syve të djalit të cilin do takonte.
Rrëfimi i pabesueshëm i Kiarës:
“Kam qenë përpara disa kohësh në një takim të parë me një djalë. E veshur bukur, e kuruar në çdo detaj, e parfumosur. E kishim lënë për darkë në orën 20:00, unë arrij në orën 20:15. Parkoj makinën dhe dal. Sapo dola nga makina dhe duke ecur si seksi pa shikuar fare se ku po ecja bie në një pusetë të madhe me baltë. E shikoj veten të mbuluar nga balta dhe e bërë zhul. Kamarierët e restorantit nisën të qeshnin, ndërsa ky djali më afrohet me xhentilesë me zorrën e ujit që të më ndihmonte të pastrohesha. Për rreth 15 minuta u morëm me shpërlarjen e baltës dhe më pas nisi darka romantike. Folëm e folëm e folëm”,
Link: https://youtu.be/YyaEWAbI3EU?t=116
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpHsCNeFCvG/?taken-by=kiaratito