Këngëtari i njohur britanik Sam Smith ka folur për gjininë e tij dhe sfidat që ka kaluar për të pranuar trupin e tij ashtu siç është.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, 26-vjeçari foli hapur për gazetaren Jameela Jamil, nga ku u pyet se çfarë kuptimi ka të qenit pa gjini.
Fituesi i 4 çmimeve Grammy, bëri një deklaratë disi të veçantë dhe të çuditshme.
“Ti nuk identifikohesh me një gjini. Ti je vetëm ti dhe je krijim special. Kështu e kuptoj unë. Unë nuk jam as burrë e as grua. Mendoj se qëndroj diku në mes”, ka thënë Sam.
“Unë gjithmonë kam qenë në luftë mes mendjes dhe trupit. Mendoj si një grua në kokën time…”-shtoi këngëtari.
Link: https://twitter.com/samsmith/status/1106465304152961025
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuE1haLA6uo/