Home Aktualitet Parlamenti Europian miraton Direktivën për të Drejtën e Autorit, përfshirë edhe të drejtën në platformat e internetit
Parlamenti Europian miraton Direktivën për të Drejtën e Autorit, përfshirë edhe të drejtën në platformat e internetit
0

Parlamenti Europian miraton Direktivën për të Drejtën e Autorit, përfshirë edhe të drejtën në platformat e internetit

0
0

Parlamenti European ka miratuar Direktivën Europiane për të Drejtat e Autorit. Gjatë një votimi të zhvilluar mëngjesin e sotëm, deputetët e parlamentit miratuan legjislacionin e ri me 348 vota pro dhe 274 vota kundër.

Legjislacioni duhet të zbatohet nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe pjesën shumë të diskutuar të nenit 13, që tani është neni 17, i cili do të mbulojë platformat e internetit me përmbajtje të ngarkuar nga përdoruesi, një kategori që përfshin You Tube, por gjithashtu edhe një gamë të rrjeteve sociale dhe faqeve të internetit.

Pas miratimit të ligjit, reagim po vjen tashmë nga industritë e ndryshme të prekura të cilat po bëjnë fushata pro ose kundër direktivës së propozuar.

Kështu reagimi ka filluar nga Global Music Industry pjesë e IFPI, të cilët falenderuan ligjvënësit për direktivën e miratuar.

“Falënderojmë ligjvënësit për përpjekjet e tyre në lundrimin e një mjedisi kompleks për të kaluar një Direktivë me implikime të rëndësishme për komunitetin e përmbajtjes. Ky legjislacion i parë në botë konfirmon që platformat ‘Content-Upload Content’ të cilat kryejnë një akt komunikimi për publikun dhe duhet ose të kërkojnë autorizim nga mbajtësit e të drejtave të autorësisë ose të sigurojnë që asnjë përmbajtje e paautorizuar të jetë e disponueshme në platformat e tyre. Direktiva gjithashtu përfshin një dispozitë “të ulët” që kërkon që platformat të mbajnë edhe përmbajtje të palicencuara -“tha CEO Frances Moore.

“Ne presim tani fazën e zbatimit, ku do të punojmë me Shtetet Anëtare të BE-së për të siguruar që Direktiva të ratifikohet në ligjin kombëtar të shteteve, në një mënyrë plotësisht në përputhje me qëllimin dhe parimet kryesore të së drejtës evropiane dhe ndërkombëtare”, shtoi Moore.

YouTube me anë të një deklarate zyrtare e mirëpriti, versionin përfundimtar “të përmirësuar” të direktivës, por shprehu shqetësim rreth “pasojave të padëshiruara” të legjislacionit të ri – duke vënë në dukje gjithashtu faktin se janë vetë vendet që në mënyrë individuale do ta zbatojnë atë në të vërtetë.

Ndërkohë një zëdhënës i Google dha këtë citim të veçantë (por të ngjashëm) tek Ally Music: “Direktiva për të Drejtat e Autorit është përmirësuar, por do të çojë ende në pasiguri ligjore dhe do të dëmtojë ekonomitë krijuese dhe digjitale të Evropës. Detajet janë të rëndësishme dhe ne presim të punojmë me politikëbërësit, botuesit, krijuesit dhe mbrojtësit e të drejtave, pasi shtetet anëtare të BE-së duhet të lëvizin për të zbatuar këto rregulla të reja “.

Kompania globale e publikimeve të muzikës ICMP ishte gjithashtu e shpejtë me deklaratën e saj për këtë direktivë.

“Pas katër vitesh titanike, puna jonë për të zgjidhur ‘Gap Value’ tani fillon një fazë të re pas këtij votimi. Domethënë, për tu siguruar që ata që e bëjnë muzikën të kenë një kthim të drejtë. ICMP do të vazhdojë të punojë me të gjitha qeveritë evropiane që ta ratifikojnë këtë ligj në mënyrë të përshtatshme.

“Portat e sigurta” nuk duhet të bëhen arkipelag për platforma që të zhvlerësojnë muzikën. Sot e dyfishojmë vendosmërinë tonë në atë mision, “-tha drejtori i përgjithshëm John Phelan.

Kryetari i bordit të ICMP, Chris Butler gjithashtu theksoi se direktiva e re nuk është vetëm për nenin 13. “Ne jemi mirënjohës për dispozita të rëndësishme që mbështesin kompozitorët dhe këngëtarët, duke pranuar se muzikës së tyre t’u jepet vlera e ligjshme”, tha ai. “Ne jemi veçanërisht të kënaqur që sigurojmë mbrojtje specifike sektoriale për botuesit e muzikës në nenet 4 dhe 12. Këto beteja ishin të vështira, dhe ky është një fitim i rëndësishmë për muzikën në Evropë dhe direktivat janë veçnarëisht të rëndësishme për anëtarët tanë të pavarur, botues.”.

Deputetja Julia Reda, e cila ka qenë kritike e shquar ndaj direktivës u shpreh e irrituar në rrjetet sociale: “Ditë e zezë për internetin!”-shkroi ajo.

Crispin Hunt, kryetar i trupit të këngëve BASCA, në një reagim në Twitter mbështeti vendimin e paralmenitit, ku shoqëruar më një GIF shkruante: Drejtësia për kreatorët.

Shoqëria globale e koleksionimit CISAC ka reaguar gjithashtu nëpërmjet një deklaratë nga drejtori i përgjithshëm i saj, Gadi Oron.

“Bashkimi Europian ka hedhur themelet për një mjedis më të mirë dhe më të drejtë digjital – një mjedis në të cilën krijuesit do të jenë në një pozicion më të fortë për të negociuar tarifa të drejta të licencës kur veprat e tyre përdoren nga platformat e mëdha online”, tha ai.

“Kjo është një arritje jashtëzakonisht e rëndësishme jo vetëm për Evropën, por për miliona krijues të cilët CISAC përfaqëson në të gjithë botën. Jemi mirënjohës ndaj të gjithë atyre në institucionet evropiane që kanë punuar pa u lodhur në këtë direktivë dhe shpresojnë se do të udhëheqë rrugën për vendet jashtë BE-së “.

Dr. Harald Heker, drejtor ekzekutiv i shoqërisë gjermane të grumbullimit GEMA, gjithashtu mirëpriti votimin e parlamentit.

“Parlamenti Evropian është shpallur në favor të forcimit të kulturës dhe industrive krijuese. Parlamentarët kështu kanë hedhur themelet për një të drejtë autoriale bashkëkohore. Vendimi jep një sinjal shumë të rëndësishëm, domethënë se Evropa është në gjendje të krijojë rregulla të drejta për botën dixhitale. Direktiva e re forcon dhe mbron krijuesit në shumë fusha. Në këtë kontekst, objektivi i përgjithshëm i nenit 17 (ish-neni 13) është që përmbajtja e mbrojtur me të drejtën e autorit mund të vihet në dispozicion në platformat online. Në këmbim, krijuesit duhet të marrin një shpërblim të drejtë për shfrytëzimin e veprave të tyre, “tha ai.

“Falënderojmë të gjithë deputetët evropianë që kanë punuar për këtë Direktivë gjatë viteve të fundit. Hapi tjetër është se ai duhet të zbatohet nga ligjvënësit vendas: Shpresojmë sinqerisht se kjo do të ndodhë në një mjedis konstruktiv. Zërat kritikë nuk duhet të sintonizohen. Nga ana tjetër, elementet pozitive dhe përmirësimet e Direktivës duhet të komunikohen më qartë, siç ka qenë rasti deri më tani. Ne dëshirojmë ta shoqërojmë këtë dialog të rëndësishëm në mënyrë konstruktive dhe objektive “.

Mbrojtësi i fushës së privatësisë Max Schrems kujtoi se vendet anëtare të BE do të përballen me shqyrtimin kur të zbatojnë legjislacionin.

Link: https://musically.com/2019/03/26/meps-approve-european-copyright-directive-including-article-13-348-votes-to-274/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BFogsIDg5Zw/