Home ShowBiz Fiori Dardha flet për herë të parë për vajzën e bashkëshortit
Fiori Dardha flet për herë të parë për vajzën e bashkëshortit
0

Fiori Dardha flet për herë të parë për vajzën e bashkëshortit

0
0

Moderatorja shumë e dashur për publikun Fiori Dardha, e cila rrezaton shumë energji pozitive në televizion, ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.

Më herët, në një bisedë me fansat në Instagram, Fiori Dardha ka treguar sesi është njohur me bashkëshortin e saj.

“Jemi njohur në Universitetin e Arteve, unë isha studente, ai pedagog. Nuk më ka dhënë mësim”. Moderatorja ka një djalë 7 vjeç, Abelin, dhe në 5-vjetorin e tij ajo organizoi një ceremoni martesore, të cilën Fiori e shijoi pa masë.

Por mbrëmjen e kaluar, Fiori, duke iu përgjigjur kuriozitetit të fëmijëve, zbuloi se Abeli ka një motër.

Pas pyetjes pse është vonuar kaq shumë për t’i bërë Abelit një motër, gazetarja dhe moderatorja tha: “Në fakt, Abeli e ka një motër, por kam përshtypjen që e do një motër tjetër. Nuk e do vëlla, do që të ketë një motër…” – tha ajo duke shtuar se i biri ia ka gjetur edhe emrin motrës së ardhshme: “I pëlqen shumë emri Nina dhe nëse Zoti do na japë një motër, me shumë mundësi do ta quajmë Nina…”

Motra e Abelit është vajza që bashkëshorti i Fiorit ka nga martesa e tij e parë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=rNuxe1fusJU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxIlO5Fnz-T/