Pak ditë më parë, moderatorja dhe modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi u bë mama për herë të parë e një djalit.
Lajmi i bukur, bëri bujë në mediat turke, ndërkohë që bashkëshorti i Almedës, aktori turk Tolgahan Sayisman, gjatë një prononcimi për mediat u shpreh se u ndje i frikësuar gjatë lindjes së gruas së tij.
Ai u shpreh se lindja e Almedës zgjati 12 orë, ndërkohë që theksoi: “Para se të lindte (Efehanit) i thosha ‘të dua shumë’, tani i them “bir, më frikësove”.
Por ditën e djeshme, teksa Almeda ka lënë spitalin dhe ka shkuar në shtëpi, Tolga ka surprizuar bashkëshorten, ndërkohë që ka bërë një dedikim të bukur për të birin.
“Tashmë kemi një zemër të vogël pranë nesh. Mirë se erdhe në familje biri im i dashur”,-shkruan Tolgahan në Instastory.
Link: https://www.instagram.com/stories/tsayisman/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/BwAK1bphBiO/