1. Home
  2. ShowBiz
  3. Albana Osmani për Pashkë zgjedh të bëjë bamirësi
Albana Osmani për Pashkë zgjedh të bëjë bamirësi
0

Albana Osmani për Pashkë zgjedh të bëjë bamirësi

0
0

Albana Osmani në prag të Ditës së Pashkëve ka zgjedhur të bëjë diçka ndryshe. Ajo e ka pritur këtë festë, duke iu bashkuar nismës “Fundjavë ndryshe” dhe ka qënë pranë një familjeje në nevojë.
Sigurisht që në vendin tonë situatat e familjeve në nevojë janë të dhimbshme dhe me problematika të ndryshme. Albana ka shkruar disa rreshta për këtë eksperiencë të sajën, duke shprehur shumë dhimbje përmes tyre.

Postimi i saj:

Ne nje familje ku dhimbja eshte ulur kembekryq ! @fundjavendryshe ju falenderoj qe ndame se bashku c'ka patem mundesi karshi kesaj familjeje ne nevoje.. Nuk do te harroj lotet e kesaj zonje qe rronte ne lengatat e semundjes se saj te rende. Me driten e qiriut prej me shume se nje viti , pasi ne baze te rregullave "shtepia-ish-konvikt duhej lene e lire ndaj nuk mund te kishin elektricitet. I gjeta keta njerez me dhimbjen e humbjes se njerit prej femijeve te saj per shkak te shkalleve pa mbrojtese ku ishte aksidentuar , dhe Kryefamiljarin qe tha : " Ndonjehere gjej ndonje pune ç'te jete , por shumicen e kohes ska pune" Siç thote dhe Bibla " Te varferit do ti keni gjithmone prane ..Por me i lumtur eshte ai qe jep se sa ai qe merr" ! Dhe me besoni me shume se sa pak gjera materiale qe arritem te siguronim per ta besoj se dashuria njerezore qe me e madhja. Ata sot nuk u ndjene te vetmuar! Dikush ju trokiti ne dere! Djem dhe vajza te reja qe i jane bashkuar kesaj iniciative te paster , sot pata rastin ti takoj , e pa shume hezitim do them qe gjeta ne mes tyre miq qe do i kem per gjate! @fundjavendryshe ZOTI JU BEKOFTE PER GJITHE QELLIM-MIRESINE TUAJ ! Zemra me mbeti tek kjo familje sot dhe si kjo ka plot ndaj te gjithe jeni te mirepritur te beheni pjese e kesaj iniciative NDRYSHE!

A photo posted by Albana Osmani (@albanaosmani1) on