0
0
Shpat Kasapi është një ndër artistët më të dashur të muzikës. Për të gjithë fansat e tij vjen lajmi i mirë se Shpatin do të mund ta shikojnë në televizion për çdo javë. Ai do t`i bashkohet konkurrentëve të “Your Face Sounds Familiar”. Ky do të jetë sezoni i dytë i këtij spektakli, i cili sezonin e kaluar solli ikona të muzikës botërore të performuara nga ikonat e muzikës shqiptare.
Shpati ka dalluar gjithmonë për natyrën e qeshur nga e cila karakterizohet dhe ky do të jetë formati i duhur për të. Do të shpalosë shumë aftësi me siguri.