“Ishte si një film por ajo mendon se kam qenë tap”. Ledioni kujton puthjen e parë me Sarën
“All of me” nga John Legend, është kënga e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës pasi tingujt e saj kanë qenë në sfond kur ata i kanë dhënë puthjen e parë njëri-tjetrit, duke nisur edhe zyrtarisht udhëtimin e tyre të gjatë, duke krijuar një familje me tre anëtarë tashmë.
I ftuar në “Thurje” me Jonida Vokshin, Ledioni ka rrëfyer gjithë skenën. Ka qenë Jonida në fakt e cila ka vendosur në sfond këngën për t’i lënë Ledionit të kuptojë se duhet të flasë pikërisht për këtë moment. Moderatori i “The Voice” ka treguar se puthja e tyre e parë ka ndodhur një natë në Dhërmi, teksa ka qenë mesnata e ditëlindjes së tij. “Sara më thotë se në këtë moment unë kam qenë tap por s’besoj. Në fakt ka qenë si film puthja e parë: në breg të detit, nën hënë të plotë dhe me këtë këngë në sfond” – ka treguar Liço i cili ka qenë gjithë kohës i emocionuar teksa ka folur për këtë çast të veçantë, që ka shënjuar dhe lidhjen e tij me Sarën.
Ledion Liço tregon gjatë 8a8 puthjen e parë me bashkëshorten e tij.
Posted by Thurje DigitAlb on Friday, January 26, 2018
Burimi i fotos kryesore: ©Digitalb