Deklaroi publikisht homoseksualitetin e tij, Elton Ilirjani çudit me deklaratën mbi familjen
Biznesmeni i njohur shqiptar Elton Ilirjani prej kohësh ka pranuar publikusht se është homoseksual. Megjithatë, ajo që ka bërë shumë çudi në intervistën e tij te “Rudina” në TvKlan është deklarata se ai nuk beson tek martesa midis dy meshkujve apo dy femrave. Për më saktë nuk beson tek martesa si institucion, pasi ai shprehet skeptik edhe për martesën mes një femre dhe një mashkulli. Sipas ti është një angazhim shumë serioz që pak njerëz mund ta përballojnë sukseshëm.
Ilirjani theksoi tekstualisht:
“Nuk besoj tek martesa midis dy meshkujve gay apo dy femrave lesbike. Jam gjithashtu kunder birësimit të një fëmije nga një çift me prirje homoseksuale. Mendoj se kjo gjë nuk funksionon. Martesa dhe fëmijët janë diçka që mund ta bëjë një burrë dhe një grua, jo dy burra apo dy gra Jam kundër mburrjes me faktin që jemi gay dhe jemi më të mirët. E di që komuniteti do të më kundërvihet për këto që po them, por kështu e mendoj.”
Ai ka rrëfyer gjithashtu se ka përjetuar në Qipro një histori dashurie, e cila zgjati 4 vjet, por që për arsye të ndryshme përfundoi.
Kam qenë i dashuruar për 4 vjet, aktualisht nuk jam i lidhur. Në Shqipëri nuk mund ta gjej një partner, sepse njerëzit janë mendje-mbyllur, ndërsa jashtë shtetit njerëzit kanë shumë vese si alkooli, duhani apo drogra të ndryshme. Ndërsa unë kam arritur deri tek cigarja, madje edhe atë tani e pi me cigare elektrike.”
Link: https://youtu.be/fwrTPx3FvNA?t=2394
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Beq0T8LFgHF/?taken-by=rudinamagjistari