Noizy është një ndër reperët shqiptarë më të sukseshëm dhe njëherazi një ndër artistët më produktiv gjatë viteve të fundit. Ai vazhdimisht komentohet për jetën e tij luksoze me veshje të shtrenjta dhe me makina që kanë vlera stratosferike.
Nëse jeni kuriozë të dinë gjithçka rreth Noizy-t, së fundmi ai ka servirur disa pamje nga shtëpia e tij në Durrës. Mbase të gjithë jeni duke menduar se bëhet fjalë për një shtëpi superluksoze, sikurse janë të gjitha gjërat që e rrethojnë reperin, por jo nuk është e vërtetë.
Noizy ka shfaqur një shtëpi të mobiluar mirë, por modeste në krahasim me pritshmërite. Në pamjet e publikuara nga ai shihet një ambient komod dhe deri diku modern ku dominon ngjyra e zezë. Me sa shohim ai vlerëson më shumë thjeshtësinë dhe komoditetin kur bëhet fjalë për shtëpinë.

Link: https://www.instagram.com/zinizin/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BenZx96llg7/?taken-by=zinizin