Home ShowBiz Rita flet për prindërit dhe për Kosovën në emisionin “Live Kelly and Ryan”
Rita flet për prindërit dhe për Kosovën në emisionin “Live Kelly and Ryan”
0

Rita flet për prindërit dhe për Kosovën në emisionin “Live Kelly and Ryan”

0
0

Ka energji pafund dhe elokuencë prej aktore të lindur. Edhe historitë e trishta i shndërron në të pëlqyeshme për tu dëgjuar. Rita flet për fëmijërinë e hershme dhe shpreh vetëm krenarinë për prindërit dhe prejardhjen. Flet për problemet me nënën dhe forcën shpirtërore që kjo nënë ka për të përballuar shqetësimet e rënda shëndetësore. Rita është një prej nesh dhe na përfaqësoj denjësisht, por është edhe pjesë e një familje emigrantësh, si shumë prej shqipëtarëve në botë, që kanë një histori e cila ndoshta nuk do dëgjohet kurrë.

Këngëtarja me origjinë është nga Kosova, Rita Ora ishte ftuar në një emision amerikan në “Live Kelly and Ryan”.
Ajo aty foli edhe për jetën private, veçanërisht për prindërit dhe për Kosovën. “Është një vend me 2.4 milionë banorë në Evropën lindore, jemi shpërngulur në Londër kur isha një vjeç. Prindërit e mi nuk dinin anglisht”, tha Rita. Rita tregoi edhe për nënën e saj, të cilën tha se e konsideron heroinë. “Ajo është heroinë, u diagnostifikua me kancerin e gjirit dhe tani është mirë. Pas diagonstifikimit, studioi psikologji dhe mësoi anglisht në të njëjtën kohë.”, tha Rita.

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=1gf106frhzg