1. Home
  2. ShowBiz
  3. Aurela Gace feston ditëlindjen, këngëtarja poston foton më të rallë, simbol i jetës së saj
Aurela Gace feston ditëlindjen, këngëtarja poston foton më të rallë, simbol i jetës së saj
0

Aurela Gace feston ditëlindjen, këngëtarja poston foton më të rallë, simbol i jetës së saj

0
0

Aurela Gace ka festuar 45 vjetorin e lindjes dhe njoftimin për ditëlindje e ka bërë në instagramin e saj përmes një fotoje krejt të veçantë.

Ajo pozon nga palestra me doreza boksi, e djersitur dhe pa grim, ndërsa ka një mesazh unik për këtë ditë të rëndësishme të saj.

“Sot 45 vjeç. Mund të kisha zgjedhur çdo lloj fotoje për këtë ditë, por kjo me doreza në duar, është simboli i të jetuarit për mua. Kështu e djersitur, pa maskën e përfituar nga grimi, duke luftuar për më të mirën, për të realizuar veten, për të ndërtuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje,… kështu i kalova këto 45 vjet e tani, pa i hequr dorezat nga duart, uroj të jem sa më gjatë pranë familjes time të shtrenjtë.”, thotë ndër të tjera këngëtarja në mesazhin e gjatë shpërndarë në instagram.

Aurela ndërkohë ka marrë qindra mesazhe urimi nga miq, të afërt dhe fansa, të cilët e kanë pëlqyer mesazhin e këngëtares dhe i kanë uruar asaj qindra vite të lumtura pranë familjes, ashtu siç ajo dëshiron.

View this post on Instagram

Sot ,45 vjeç🙈😀💃. Mund te kisha zgjedhur çdo lloj fotoje per kete dite, por kjo ,me "doreza" ne duar ,eshte simboli i te jetuarit per mua. Keshtu, e djersitur, pa masken e perfituar nga grimi, duke luftuar per me te miren, per te realizuar veten , per te ndertuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje , …..keshtu i kalova keto 45 vjet….e tani ,pa i hequr "dorezat" nga duart , uroj te jem sa me gjate prane familjes time te shtrenjte. Ky eshte I vetmi urim qe i bej vetes ,….te jem ketu, te shoh femijet te rriten, të jem me vajzat ne hapat e veshtire e te bukur te jetes. Te jem prane femijeve te mi, ashtu sic prinderit e mi ishin e jane me mua . Kaq dua vertete🙏, vetëm jetë. Po te kemi jete e shendet, pastaj te tjerat dihen….."dorezat " ne duar, e forca perpara 💪😅

A post shared by membaj#newsong (@aurelagaceofficial) on

Link: https://www.instagram.com/p/B3rS-gXgFcx/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B214LX5AwQH/