Përmes një postimi në InstaStory, artisti ndau një fotografi nga protesta, duke shprehur hapur mbështetjen e tij për qytetarët që kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar projektin, i cili ka ngjallur debate dhe reagime të shumta në opinionin publik.
Në mesazhin e tij, Luizi vlerësoi angazhimin qytetar dhe e cilësoi protestën si formën më të sinqertë dhe autentike të opozitës.
“Kjo është opozita e vërtetë, jo ajo që flet nga studiot apo rrjetet sociale. Kjo është opozita që më përfaqëson mua dhe çdo shqiptar që nuk hesht përballë padrejtësive”, shkroi ai.
Deklarata e këngëtarit është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit dhe opinioni publik.
Protestat e ditëve të fundit janë përqendruar kryesisht te kundërshtimi i një projekti të madh turistik që parashikohet të realizohet në zonën e mbrojtur të Nartës dhe Zvërnecit, një çështje që ka ndezur debat mes aktivistëve, qytetarëve dhe institucioneve.
Me këtë reagim, Luiz Ejlli i është bashkuar zërave publikë që kanë shprehur qëndrimin e tyre lidhur me zhvillimet e fundit, duke theksuar rëndësinë e reagimit qytetar për çështje që prekin interesin publik.
Burimi; https://www.instagram.com/itsluizejlli/
Foto; https://www.instagram.com/itsluizejlli/