Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Alesio Alia, ka reaguar për herë të parë ndaj aludimeve që e lidhin sërish me këngëtaren e njohur Jonida Maliqi.
I ftuar në emisionin “Top Arena”, Alesio u përball me pyetje të drejtpërdrejta lidhur me raportin e tij me artistën, pas paraqitjeve të fundit të tyre së bashku që kanë nxitur spekulime për një rikthim të mundshëm të romancës.
Fillimisht, moderatori Mateo e pyeti nëse do të pranonte një tjetër bashkëpunim muzikor me Jonida Maliqin.
“Alesio, nëse Jonida do të të ftonte sërish për një bashkëpunim muzikor, do të pranoje?”, ishte pyetja.
Me humor, Alesio u përgjigj:
“Ku e di ti që s’e kemi bërë akoma?”
Më pas, moderatori e pyeti drejtpërdrejt nëse ai dhe Jonida janë rikthyer në një lidhje.
“Meqenëse jemi te Jonida, je parë së fundmi krah saj. E pranon publikisht që jeni kthyer në një lidhje?”, e pyeti Mateo.
Megjithatë, Alesio zgjodhi të mos japë një përgjigje të qartë, duke lënë gjithçka në kuadrin e privatësisë.
“Njerëzit takohen edhe për qejf o burrë. Kemi shoqëri që ka ngelur gjithmonë aty. Çdo gjë tjetër ngelet pikëpyetje. Jeta personale është personale”, u shpreh ai.
Deklarata e tij ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut dhe fansave të çiftit, pasi megjithëse nuk konfirmoi një rikthim të lidhjes me Jonida Maliqin, ai nuk i mohoi zërat që po qarkullojnë prej kohësh.
Për momentin, raporti mes dy artistëve mbetet një mister, ndërsa ndjekësit vazhdojnë të spekulojnë për natyrën e marrëdhënies së tyre.
Burimi;https://www.instagram.com/jonidamaliqi/
Foto; https://www.instagram.com/jonidamaliqi/