Home ShowBiz Dua Lipa dhe Callum Turner kapen në momente romantike në Romë, puthje dhe përqafime gjatë muajit të mjaltit
Dua Lipa dhe Callum Turner kapen në momente romantike në Romë, puthje dhe përqafime gjatë muajit të mjaltit
0

Dua Lipa dhe Callum Turner kapen në momente romantike në Romë, puthje dhe përqafime gjatë muajit të mjaltit

0
0

Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori britanik Callum Turner, po shijojnë ditët e para si çift i martuar, ndërsa janë fotografuar në momente të ëmbla gjatë muajit të mjaltit në Itali.

Çifti i njohur është parë pranë Fontana di Trevi, një nga atraksionet më ikonike të Romës, ku nuk kanë ngurruar të shfaqin dashurinë e tyre me puthje dhe përqafime, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe mediave.

Pas disa ditësh pushime buzë detit, Dua dhe Callum kanë zgjedhur kryeqytetin italian për të vijuar udhëtimin e tyre romantik. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dyshen tejet të afërt, me aktorin që shfaqet i përfshirë në gjeste të shumta përkëdheljeje ndaj këngëtares me origjinë shqiptare.

Gjatë qëndrimit në Romë, ata kanë darkuar në restorantin tradicional Trattoria da Danilo, ku janë fotografuar së bashku me pronarin e lokalit. Ky i fundit ndau foton në rrjetet sociale, duke shkruar:

“Diçka papritur magjike sonte… Dua Lipa darkoi me ne së bashku me bashkëshortin e saj, Turner.”

Paraqitja e tyre romantike në rrugët e Romës ka bërë xhiron e rrjetit, me fansat që kanë vërshuar me komente pozitive për çiftin, i cili duket se po shijon në maksimum këtë periudhë të veçantë të jetës së tyre.