Home ShowBiz Një romancë e re për Shakirën?
Një romancë e re për Shakirën?
0

Një romancë e re për Shakirën?

0
0

Shakira ushqen sërish thashethemet për jetën e saj sentimentale. Në media po përflitet për një romancë të re me aktorin meksikan, Manuel Garcia-Rulfo. Dyshimet i ngriti një video, ku ylli i muzikës pop latine shfaqet tepër e entuziazmuar duke vallëzuar me të në një mbrëmje në Los Anxheles.

49-vjeçarja u pa duke dalë së bashku me yllin e serialit Lincoln Lawyer nga një hotel në Los Anxheles dhe u larguan në të njëjtin automjet. Ky takim vjen vetëm pak ditë pasi Shakira performoi në hapjen e Kupës së Botës.

Që nga ndarja e saj nga Gerard Piqué në vitin 2022, ajo është përfolur shpesh për romanca me njerëz të famshëm si Lewis Hamilton apo Lucien Laviscount, që siç ka rezultuar kanë mbetur thjesht miqësi. Ndaj mbetet e paqartë nëse ky shoqërim është preludi i një dashurie të re.

Burimi;https://www.instagram.com/shakira/

Foto; https://www.instagram.com/shakira/