Home ShowBiz Olivia Rodrigo rikthehet në krye të Billboard 200, për herë të tretë
Olivia Rodrigo rikthehet në krye të Billboard 200, për herë të tretë
0

Olivia Rodrigo rikthehet në krye të Billboard 200, për herë të tretë

0
0

Për herë të tretë në karrierën e saj, Olivia Rodrigo ka dominuar klasifikimin Billboard 200, pasi albumi i saj më i ri debutoi direkt në vendin e parë të listës amerikane.

Albumi ‘You Seem Pretty Sad for a Girl So in Love’, i publikuar më 12 qershor, regjistroi 485 mijë njësi ekuivalente albumesh gjatë javës së parë të publikimit. Ky është rezultati më i mirë i karrierës së artistes deri më sot, si edhe java më e suksesshme e vitit për një album solo.

Albumi i tretë i këngëtares u mbështet nga 15 edicione të ndryshme fizike, ndërsa shitjet e vinilit arritën në 164 mijë kopje. Kjo përbën javën më të suksesshme të Rodrigo-s në këtë format, si dhe rezultatin më të lartë të shitjeve të vinilit për një artiste femër gjatë këtij viti.

Këngëtarja ka arritur më parë vendin e parë në Billboard 200 me albumin debutues ‘Sour’ në vitin 2021, me 295 mijë njësi, si dhe me ‘Guts’ në vitin 2023, i cili regjistroi 302 mijë njësi.

Para publikimit zyrtar të albumit të ri, Rodrigo lançoi këngën ‘Drop Dead’, e cila arriti në krye të klasifikimeve muzikore, si dhe ‘The Cure’, që u rendit deri në vendin e pestë.

Aktualisht, artistja po përgatitet për turneun e saj të ardhshëm The Unraveled Tour, i cili nis më 25 shtator nga Hartford dhe do të vazhdojë në Amerikën e Veriut, përpara se të zhvendoset në Evropë gjatë vitit 2027.

Dominimi i albumit ‘You Seem Pretty Sad for a Girl So in Love’ në Top 10 të Billboard 200 këtë javë i dha fund qëndrimit katër-javor në krye të albumit Iceman të Drake, i cili tashmë renditet në vendin e dytë.

Në vendin e tretë ndodhet ‘Dandelion’ i Ella Langley, i ndjekur nga ‘I’m the Problem’ i Morgan Wallen dhe ‘The Great Divide’ i Noah Kahan.

Pjesën tjetër të Top 10 e plotësojnë albumet ‘Thriller’, ‘Number Ones’ të Michael Jackson, ‘One Thing at a Time’, ‘The Art of Loving’ e Olivia Dean dhe ‘Arirang’ të grupit BTS.

Burimi;https://www.instagram.com/oliviarodrigo

Foto; https://www.instagram.com/oliviarodrigo