Hailey Bieber një intervistë podcast ka treguar se ka përjetuar hemorragji pas lindjes së djalit të saj, Jack Blues, në gusht të vitit 2024.
Në një intervistë për Vogue, themeluesja e Rhode Skin e përshkroi përvojën si një nga momentet më të vështira të jetës së saj. Ajo tha se kishte shumë besim te mjekja që e ndiqte, por pranoi se gjakderdhja e madhe pas lindjes e kishte frikësuar.
“Ishte pak e frikshme. I besoj mjekes sime me jetën time dhe ndihesha e qetë sepse e dija që ajo nuk do të lejonte të më ndodhte gjë. Por po gjakosja shumë dhe kur ndodh kjo, të kalon në mendje se njerëzit vdesin”, u shpreh Hailey Bieber.
Hemorragjia pas lindjes është humbja e tepërt e gjakut pas sjelljes në jetë të fëmijës dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. Sipas burimeve mjekësore, ajo mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë obstetrike në botë, por trajtimi në kohë përmirëson ndjeshëm rezultatet.
Modelja dhe sipërmarrësja foli edhe për rikuperimin fizik dhe emocional pas lindjes, teksa përballej njëkohësisht me spekulimet publike për martesën e saj me Justin Bieber.
“Periudha pas lindjes është koha më e ndjeshme që kam kaluar ndonjëherë. Të mësosh një version të ri të vetes është shumë e vështirë, ndërkohë që hyn në internet dhe lexon se po divorcoheni apo se nuk jeni të lumtur”, tha ajo.
Hailey Bieber ndaloi edhe te presioni që u bëhet nënave për t’u rikthyer menjëherë në formën e mëparshme fizike. Ajo theksoi se trupi ndryshon pas shtatzënisë dhe se gratë duhet t’i japin vetes kohë dhe mirëkuptim.
“Duhet t’i them vetes çdo ditë: ke sjellë në jetë një fëmijë, jepi vetes kohë”, deklaroi ajo, duke shtuar se përvoja e lindjes ishte “gjëja më e vështirë” që ka kaluar ndonjëherë.
Burimi;https://abcnews.com/GMA/Wellness/hailey-bieber-details-difficult-postpartum-experience-amid-separation/story?id=122005853
Foto;https://www.instagram.com/haileybieber/?hl=en