Home ShowBiz Linda Lipa për Dua Lipën: “Fama dhe paratë nuk e kanë ndryshuar”
Linda Lipa për Dua Lipën: “Fama dhe paratë nuk e kanë ndryshuar”
0

Linda Lipa për Dua Lipën: “Fama dhe paratë nuk e kanë ndryshuar”

0
0
Linda Lipa, halla e këngëtares me famë botërore Dua Lipa, ka folur në një intervistë për jetën e saj, periudhën e vështirë të pengjeve dhe humbjen e nënës.

Ajo ndau gjithashtu fjalë të veçanta për mbesën e saj, duke theksuar se suksesi ndërkombëtar nuk e ka ndryshuar aspak Dua Lipën në raport me familjen.

Sipas Linda Lipës, artistja vazhdon të mbetet vajza e afërt dhe e përkushtuar ndaj njerëzve të saj, pavarësisht ritmit të ngarkuar të karrierës dhe famës që gëzon.

“Dua vazhdon të jetë vajza e familjes. As fama dhe as paratë nuk e kanë ndryshuar”, është shprehur ajo.

Linda Lipa tregoi se komunikimi mes tyre mbetet i vazhdueshëm. Edhe pse Dua Lipa ka angazhime të shumta profesionale, ajo gjen kohë për t’i shkruar hallës së saj në WhatsApp.

“Vazhdon të më shkruajë në WhatsApp, pavarësisht punës së madhe që ka”, ka thënë Linda Lipa, duke nënvizuar lidhjen e fortë familjare që artistja ruan me të afërmit.

Burimi;https://www.youtube.com/watch?v=kx-XnViMlws

Foto;https://www.instagram.com/dualipa/?hl=en