Home ShowBiz Elijona sqaron raportin me Klodin: “Po kaloj kohë me familjen, jo me personin që doni ju”
Elijona sqaron raportin me Klodin: “Po kaloj kohë me familjen, jo me personin që doni ju”
0

Elijona sqaron raportin me Klodin: “Po kaloj kohë me familjen, jo me personin që doni ju”

0
0
Elijona Binakaj ka reaguar ndaj mesazheve dhe komenteve të shumta që ka marrë së fundmi lidhur me raportin e saj me Klodian Mihajn.

Përmes një postimi në Instagram, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” bëri të ditur se ka zgjedhur të kalojë më shumë kohë me familjen e saj, duke theksuar se kjo nuk duhet të interpretohet në mënyra të tjera.

“Po më vijnë çdo ditë mesazhe dhe komente për faktin që po kaloj kohë me familjen time dhe jo me personin që ju doni të më shihni. Dua ta bëj shumë të qartë: familja ime është prioriteti im”, shkroi ajo.

Elijona sqaroi se pjesa më e madhe e familjes së saj jeton në Kosovë dhe, për këtë arsye, dëshiron të shfrytëzojë çdo moment kur i ka pranë. Ajo kujtoi gjithashtu se lidhjen e fortë me familjen e kishte shprehur vazhdimisht edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

Në reagimin e saj, ajo mohoi edhe komentet se po krijon “drama” për të tërhequr vëmendjen në rrjete sociale.

“Kurrë nuk do ta detyroja veten të krijoja drama vetëm për disa klikime apo vëmendje”, theksoi Elijona.

Ajo reagoi edhe për problemet me llogarinë e Instagramit të Klodian Mihajt, duke deklaruar se ai është hakuar dhe se nuk ka asnjë lidhje me këtë situatë.

“Klodi është hackuar. Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë dhe është absurde që çdo ditë të më vini fajin për diçka që nuk ka të bëjë me mua”, shkroi ajo.

Në fund, Elijona u kërkoi ndjekësve të mos nxjerrin përfundime vetëm nga ajo që shohin në rrjetet sociale, duke theksuar se nuk dëshiron të ndihet e detyruar të japë shpjegime për mënyrën se si zgjedh ta kalojë kohën e saj.

Burimi;https://www.instagram.com/elijona/?hl=en

Foto; https://www.instagram.com/elijona/?hl=en