Home ShowBiz Dafina Dauti rrëfen vështirësitë pas dy divorceve: Të rrisësh e vetme fëmijët është shumë e vështirë
Dafina Dauti rrëfen vështirësitë pas dy divorceve: Të rrisësh e vetme fëmijët është shumë e vështirë
0

Dafina Dauti rrëfen vështirësitë pas dy divorceve: Të rrisësh e vetme fëmijët është shumë e vështirë

0
0

Këngëtarja e njohur Dafina Dauti ka folur hapur për jetën e saj private dhe vështirësitë me të cilat është përballur pas dy divorceve.

E ftuar në emisionin më të ri “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, artistja tregoi se pjesa më e vështirë e kësaj periudhe ka qenë kujdesi dhe rritja e fëmijëve. Sipas saj, përveç kërkesave të shumta, fëmijët mund ta përjetojnë ndarjen me luhatje të forta emocionale.

“Ata që s’e kanë provuar nuk e dinë. Është shumë e vështirë. Unë, që e kam provuar dy herë, e di sa e vështirë është t’i rritësh fëmijët vetë, me të gjitha kërkesat që kanë. Tashmë Elizabeta është e madhe, por profesioni im kërkon që natën të shkoj të performoj dhe duhet gjithmonë ta lë me dikë”, u shpreh Dauti.

Këngëtarja foli edhe për arsyet që mund ta çojnë një marrëdhënie drejt fundit. Ajo theksoi se kur mes dy partnerëve humbet respekti, vazhdimi i lidhjes nuk ka më kuptim.

“Po të mos ishin arsyet e forta, nuk do ta merrja atë vendim”, deklaroi artistja, duke lënë të kuptohet se ndarjet nuk kanë qenë zgjedhje të lehta për të.

Në të njëjtën linjë ishte edhe aktivistja Neri Ferizi, e cila vuri në dukje ndikimin që kanë paragjykimet shoqërore dhe presioni i familjes në vendimet e çifteve. Sipas saj, shumë martesa vazhdojnë edhe kur marrëdhënia nuk funksionon më, vetëm për shkak të frikës nga reagimet e të tjerëve.

“Jemi në një shoqëri patriarkale dhe secili e përjeton shumë keq. Shpesh martesa vazhdohet për shkak të kësaj situate, pasi familja e përjeton rëndë. Këtu fillon i gjithë problemi kryesor. Divorcet, në thelb, nuk i shoh si diçka të keqe. Nëse përjeton dhunë ose tradhti, është më mirë të ndahesh sesa të qëndrosh në atë marrëdhënie vetëm për shkak të familjes”, tha Ferizi.

Rrëfimi i Dafinës solli në vëmendje sfidat që përjetojnë prindërit pas ndarjes, veçanërisht kur përballen të vetëm me përgjegjësitë familjare, angazhimet profesionale dhe nevojat emocionale të fëmijëve.