Fuego, banor i “Big Brother VIP Kosova 5”, ka folur me Norën për lidhjen e tij me muzikën dhe humbjen e gjyshit, një moment që e shtyu të shkruante tekstin e parë.
Gjatë bisedës, reperi tregoi se pasioni për muzikën kishte nisur që në fëmijëri, kur ishte vetëm dhjetë vjeç. Megjithatë, aftësinë për të shkruar e kishte zbuluar pas humbjes së gjyshit, me të cilin kishte pasur një marrëdhënie shumë të afërt.
“Gjithë e kam dashtë muzikën, me muzikë ja kom nisë kur i kam pasë 10 vjet. Tekstin e parë e kom shkru kur m’ka vdekë gjyshi, jam kanë shumë i afërt me to, qaty e kam pa që di me shkru”, u shpreh Fuego.
Rrëfimi solli një kujtim personal nga e kaluara e reperit, duke treguar se si dhimbja e humbjes ishte kthyer në shtysë për t’u shprehur përmes muzikës.