0
0
“It’s time!” Big Brother VIP Albania 6 vjen së shpejti në Top Channel
“Big Brother VIP Albania” pritet të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel me edicionin e gjashtë.
Në profilin zyrtar të programit është publikuar një video paralajmëruese, e shoqëruar me mesazhin “It’s time”, duke njoftuar afrimin e sezonit të ri.
Ndërkohë, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë emra të personazheve të njohur që mund të bëhen pjesë e shtëpisë. Megjithatë, lista e banorëve dhe data e nisjes mbeten ende për t’u zbuluar.
Përveç spektakleve në Top Channel, publiku do të mund ta ndjekë jetën e banorëve gjatë 24 orëve përmes dy kanaleve të dedikuara në DigitAlb.