Keisi Medini e ka vënë në siklet për pak çaste të atin, Sabianin, me një shaka gjatë emisionit “Live me Luizin”, ku të dy ishin të ftuar për të folur për marrëdhënien e tyre si babë e bijë.
Ajo kishte përgatitur një kuti me dy këpucë të vogla, përmes së cilës i dha “lajmin” se ishte shtatzënë. Sabiani, megjithatë, nuk e besoi, ndonëse gjatë momentit iu desh të pinte pak ujë.
“Janë për maçokun e Keisit, i ka për Vitin e Ri”, tha këngëtari duke qeshur.
“Pse nuk e beson ti?”, e pyeti Keisi, duke vijuar shakanë.
“Mos u lodh kot, mos e thuaj fare”, ia ktheu Sabiani me humor.
Këngëtari shtoi se, edhe nëse lajmi do të ishte i vërtetë, për të nuk do të kishte asnjë problem.
“O gjigand, ma ndien shpirti mua”, u shpreh ai, duke e kaluar situatën me të qeshura.