1. Home
  2. ShowBiz
  3. Shako Hoxha rikthen në vëmendje shuplakën e Jozit ndaj Gjestit në Big Brother
Shako Hoxha rikthen në vëmendje shuplakën e Jozit ndaj Gjestit në Big Brother
0

Shako Hoxha rikthen në vëmendje shuplakën e Jozit ndaj Gjestit në Big Brother

0
0

Shakohoxha rikthen në vëmendje shuplakën e Jozit ndaj Gjestit në Big Brother

Incidenti mes Jozefin Markut, i njohur si Jozi, dhe Besart Kelmendit, Gjestit, është rikthyer në diskutim gjatë emisionit “Live me Luizin”, ku i ftuar ishte Dritan Shakohoxha.

Gjatë bisedës me Luiz Ejllin, komentatori sportiv foli për disa prej momenteve më të diskutuara të Big Brother VIP Albania, mes tyre edhe goditjen e Gjestit nga Jozi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Ngjarja ndodhi pasi u njoftua eliminimi i Jozit nga gara. Përpara largimit, ai iu afrua Gjestit dhe e goditi me shuplakë, duke shkaktuar reagime mes banorëve dhe publikut.

Sipas raportimit të Telegrafit, pas incidentit produksioni njoftoi Policinë e Shtetit, e cila e shoqëroi Jozin në komisariat. Gjesti mori ndihmë mjekësore, ndërsa veprimi u dënua edhe nga drejtuesit e spektaklit.