1. Home
  2. Lifestyle
  3. “Solace in Winter” i Mary Lawson bëhet zgjedhja e 126-të e klubit të librit të Oprah-s
“Solace in Winter” i Mary Lawson bëhet zgjedhja e 126-të e klubit të librit të Oprah-s
0

“Solace in Winter” i Mary Lawson bëhet zgjedhja e 126-të e klubit të librit të Oprah-s

0
0

Romani i ri i shkrimtares Mary Lawson, “Solace in Winter”, është përzgjedhur si libri i 126-të i klubit të leximit të Oprah Winfrey-t. Vepra trajton vetminë, pikëllimin dhe lidhjet njerëzore përmes një historie të vendosur në një qytezë kanadeze.

Ngjarjet zhvillohen në dimrin e vitit 1969, në Solace, një vendbanim imagjinar në veri të Ontarios. Ndërsa Lufta e Vietnamit vazhdon, mbërritja e një amerikani misterioz, i cili i është shmangur rekrutimit ushtarak, trazon jetën e komunitetit.

Pas një aksidenti automobilistik që për pak i merr jetën, prania e tij sjell pasoja të papritura për personazhet e përfshira në rrëfim.

Në bisedën e publikuar më 10 nëntor në kanalin e Oprah-s në YouTube, Lawson u përgjigjet pyetjeve të lexuesve për procesin e shkrimit, gjërat që i sjellin ngushëllim dhe mënyrën se si ndërton rrëfimin nga këndvështrime të ndryshme.