1. Home
  2. ShowBiz
  3. Bebe Rexha rikthen në vëmendje “Meant to Be”: E meritonte një Grammy
Bebe Rexha rikthen në vëmendje “Meant to Be”: E meritonte një Grammy
0

Bebe Rexha rikthen në vëmendje “Meant to Be”: E meritonte një Grammy

0
0

Bebe Rexha ka rikthyer në vëmendje suksesin e këngës “Meant to Be”, duke u shprehur se bashkëpunimi me grupin Florida Georgia Line meritonte të fitonte një çmim Grammy në vitin 2019.

Në një postim në platformën X, këngëtarja shkroi: “‘Meant to Be’ duhej të kishte fituar një Grammy. Nuk pendohem që e them”.

Artistja pyeti gjithashtu ndjekësit se cila këngë ishte shpallur fituese atë vit në kategorinë e performancës më të mirë country nga një dyshe apo grup. Kur një fans i kujtoi se çmimin e kishte marrë “Tequila” nga Dan + Shay, Rexha e ripostoi përgjigjen dhe komentoi shkurt: “Këngë e mirë”.

E publikuar në tetor të vitit 2017, “Meant to Be” u kthye në një nga sukseset më të mëdha të karrierës së saj. Kënga arriti vendin e dytë në Billboard Hot 100 dhe qëndroi për 50 javë radhazi në krye të klasifikimit Billboard Hot Country Songs.

Në vitin 2020, bashkëpunimi mori certifikimin Diamond nga Shoqata Amerikane e Industrisë së