DJ Dagz humb babanë, e përcjell me fjalët: “U preftë në paqe, babë!”
DJ Dagz dhe familja e tij po përjetojnë një humbje të rëndë. Babai i artistit, Naim (Limon) Gumnishta, ka ndërruar jetë pas një beteje të vështirë shëndetësore.
Lajmin e trishtë e bëri të ditur vetë Dagz përmes një postimi në Instagram, ku shkroi: “U preftë në paqe, babë!”
Vetëm dy net përpara njoftimit për ndarjen e tij nga jeta, artisti kishte publikuar një rrëfim emocional, duke treguar se i ati ndodhej i intubuar dhe po luftonte për jetën.
Në atë postim, Dagz kujtonte mbështetjen që babai i kishte dhënë gjatë 17 viteve të karrierës. Ai tregonte se i ati e kishte inkurajuar gjithmonë të vazhdonte me muzikën, edhe në momentet më të vështira për familjen.
“Unë jam i fortë, babë, qashtu qysh ti ki pas qef unë me kon”, shkruante artisti, me shpresën që babai të përmirësohej dhe të kthehej pranë familjes.
Sipas njoftimit familjar, ceremonia e varrimit është caktuar për të martën, më 27 tetor, në orën 14:20, në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, në fshatin Begaj.