1. Home
  2. ShowBiz
  3. Jennifer Lawrence: Dua të dukem një nënë që e ka gjithçka nën kontroll, edhe kur jeta është në kaos
Jennifer Lawrence: Dua të dukem një nënë që e ka gjithçka nën kontroll, edhe kur jeta është në kaos
0

Jennifer Lawrence: Dua të dukem një nënë që e ka gjithçka nën kontroll, edhe kur jeta është në kaos

0
0

Jennifer Lawrence ka folur me humor për mëmësinë, përditshmërinë me dy fëmijë dhe rolin e bashkëshortit të saj në organizimin e jetës familjare.

Në një intervistë për revistën The Cut, të cituar nga TV Klan, aktorja hollivudiane ka treguar se dëshiron të duket e kuruar kur i shoqëron fëmijët në shkollë, edhe në mëngjeset më të rrëmujshme.

“Dua të jem një mami seksi. Kur i çoj fëmijët në shkollë, dua të dukem si një grua që i ka të gjitha nën kontroll, edhe kur sapo jam zgjuar dhe në të vërtetë jeta ime është në kaos”, është shprehur ajo.

Lawrence, e cila ka dy djem me bashkëshortin Cooke Maroney, ka folur edhe më herët për ndikimin e mëmësisë në karrierën e saj. Gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, në maj të vitit 2025, ajo tregoi se fëmijët ndikojnë tashmë në çdo vendim për angazhimet profesionale, nga zgjedhja e projekteve deri te vendi dhe periudha e xhirimeve.

Edhe gjatë një bisede në podcastin SmartLess, aktorja tha se e përkufizon veten kryesisht përmes rolit të nënës, pavarësisht se vazhdon të punojë në kinema.

Në organizimin e përditshmërisë, një rol të rëndësishëm ka Maroney. Lawrence e përshkruan bashkëshortin si tepër të organizuar dhe krejt të kundërt me të për sa i përket rregullit.

Sipas rrëfimit të saj, fëmijët ndjekin një rutinë të përcaktuar, me mëngjesin që shërbehet në orën 07:30. Maroney kujdeset që oraret të respektohen, ndërsa aktorja pranon me humor se i nevojitet pak më shumë fleksibilitet.

“Fëmijët kanë një orar shumë të rreptë. Ai është shumë i mirë për ta respektuar atë. Por kemi mësuar se, për ta mbajtur martesën tonë të gjallë, unë duhet të kem një tolerancë prej 15 minutash”, ka treguar Lawrence.