1. Home
  2. ShowBiz
  3. Dukagjin Lipa rrëfen të kaluarën dhe bashkëpunimin me Duan: Fjalën e fundit e ka gjithmonë ajo
Dukagjin Lipa rrëfen të kaluarën dhe bashkëpunimin me Duan: Fjalën e fundit e ka gjithmonë ajo
0

Dukagjin Lipa rrëfen të kaluarën dhe bashkëpunimin me Duan: Fjalën e fundit e ka gjithmonë ajo

0
0

Dukagjin Lipa, babai dhe menaxheri i Dua Lipës, ka folur për largimin nga Kosova, përvojën në Sarajevën e luftës dhe marrëdhënien profesionale me të bijën, gjatë një interviste për televizionin kroat RTL Direkt.

Ai kujtoi se në vitin 1992 kishte mbetur i bllokuar në Sarajevë së bashku me Anesën, atëherë e dashura e tij dhe sot bashkëshortja. Po atë vit, u largua nga Prishtina për shkak të problemeve politike dhe u vendos në Londër, i tërhequr nga jeta artistike dhe muzikore e qytetit.

Duke folur për menaxhimin e karrierës së Duas, Lipa tha se vendimet merren në bashkëpunim me këngëtaren dhe se asgjë nuk bëhet pa dijeninë e saj. I pyetur se kush e ka fjalën e fundit, ai u përgjigj: “Gjithmonë ajo”, duke theksuar veçanërisht vendimmarrjen në çështjet krijuese.

Sipas tij, afërsia mes tyre i ka ndihmuar të vendosin kufij të qartë mes punës dhe jetës private.

Lipa tregoi gjithashtu se familja përpiqet të ruajë një përditshmëri sa më normale. Dua vazhdon të kalojë kohë me miqtë e fëmijërisë, vëllain dhe motrën, ndërsa të tre fëmijët e familjes flasin rrjedhshëm shqip.