Arlinda i shprehu pëlqimin Norës, nëna e saj reagon: Të mos përdoret besimi për lojë
Nëna e Norës ka reaguar publikisht pasi Arlinda Morina i shprehu pëlqimin vajzës së saj, duke sqaruar qëndrimin për raportin mes dy banoreve.
Në deklaratën e saj, ajo tregoi se Nora është rritur jashtë Kosovës, në një ambient shumëkulturor, ku është edukuar t’i respektojë njerëzit pavarësisht kombësisë apo orientimit seksual.
Sipas saj, natyra e çiltër e Norës mund të keqinterpretohet, pasi vajza nuk e njeh mirë mentalitetin lokal. Ndërkohë, ajo e cilësoi Arlindën si më të pjekur dhe më të vetëdijshme për mënyrën se si publiku mund t’i perceptojë situatat.
Në këtë kontekst, nëna e Norës i kërkoi Arlindës të mos e përdorë besimin e vajzës për qëllime të lojës dhe të mos e vendosë në situata që mund ta dëmtojnë.
Ajo u bëri thirrje edhe banorëve të tjerë të përqendrohen te shfaqja e vlerave të tyre, ndërsa Norës i përcolli mbështetje për ta vazhduar rrugëtimin me pozitivitet.